Bixhoz me dashurinë/ Rup kërcënon Tian se do i vrasë djalin, ja ç’do ndodhë sot

0

Anika dhe Shivai e bëjnë Virin të besojë se plani i tij po funksionon. Zvetlana zbulon se ka një manekin në vend të Tias dhe informon Virin. Anika dhe Shivai gëzohen që ja hodhën Virit dhe Zvetlanës. Tia vjen në vete dhe kërkon Shivait. Ajo vendos t’i tregojë të vërtetën e hallës Rup por nuk arrin dot. Somja shtiret sikur do kujdeset për Somjan. Gori dhe Bavja i qëndrojnë pranë pasi kanë frikë se Somja do i hedhë diçka supës. Rup vendos një telefon dhe Tia sheh një video që e trondit.

Ajo sheh bashkëshortin dhe djalin e saj dhe ndihet e kërcënuar nga Rup. Rudra i fton të gjithë të festojnë për martesën e tij. Anika dhe Shivai zihen për muzikën. Anika fiton pasi të gjithë kërcejnë me këngën e Anikës. Vajzat shohin një djalë të vogël dhe e pyesin ku e ka të atin. Djali i tregon se babai i tij është Shivai, Om dhe Rudra. Vajzat habiten dhe mendojnë se dikush e ka dërguar djalin për qëllime të këqija. Shivai kërkon të mësojë të vërtetën nga Tia por ajo nuk i tregon pasi ka frikë se Rup do vras Robinin dhe djalin e saj./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu