Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai bëjnë plan kundër Virit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Shivai i jep Anikës disa ilaçe. Anika mendon se është çmendur dhe i kërkon Shivait ta dërgojë në çmendinë. Shivai përpiqet t’i tregojë Anikës që ajo nuk është çmendur por nuk do që personi që i ndjek në kamera të mësojë planin e tij. Vir gëzohet kur mëson se Shivai mendon që Anika është e çmendur. Anika futet në dhomë dhe tronditet kur dëgjon zilet. Ajo thërret Shivain por ai nuk sheh ndonjë zile. Anika vendos të shkojë në çmendinë.

Shivai përpiqet të gjejë një mënyrë për t’i treguar Anikës që nuk është e çmendur. Ai vendos një letër në gjellë por Vir ja prish planin. Shivai e fut Anikën në dollap që kamerat mos t’i shohin dhe i tregon që ajo nuk është e çmendur. Anika dhe Shivai bëjnë plan të gjejnë personin që fshihet pas kësaj. Ata bëjnë sikur zihen me njëri-tjetrin. Shivai vendos të largohet. Vir gëzohet kur e dëgjon këtë. Ai i thotë Komalit ta frikësojë Anikën për herë të fundit dhe ai do dalë si hero para saj. Shivai fshihet poshtë krevatit për të kapur personin që frikëson Anikën./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu