Belinda Balluku: Do ta çelim një tunel për t’u lidh me Mal të Zi

0

Ministrja  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur nga Beogradi për hekurudhat që do të ndërtohen në Shqipëri.

“Kur flasim për rikonstruktimin për hedhurudhën Tiranë-Durrës, ndërtimi i pjesës së re fillimisht kërkon ndërtimin e kapaciteteve në mënyrë që të jemi të aftë të punojmë edhe me projektet e tjera, të cilët do të vijojnë” tha Balluku.

Në Samitin Hekurudhor me ministrat e Transportit në Ballkan, ajo tha se hekurudha Tiranë-Durrës dhe ajo që do na lidhë me Malin e Zi, janë të projektuara tashmë, por nevojiten kapacitete shtesë për ndërtimin e tyre.

“Kemi një projekt shumë të rëndësishëm. Në fakt është projekti i parë ndërkufitar, sepse  bëhet fjalë për hekurudhën, e cila shkon deri tek pikë kalimi me Malin e Zi dhe kjo vlen për të gjithë projektet e tjera, të cilët aktualisht janë në tryezë”, shtoi ministrja e Infrastrukturës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu