Basha në USA për Ukrainën, ‘Ish-sovjetikët, putinistë’, në Kuvend tek ish-blloku!

0

Shkruaan Qamil Gjyrezi

Kryetari i P.D.-së Z. Lulzim Basha u nis para dy ditësh në selinë e OKB-së në New-York për të prezantuar projekt-rezolutën për rindërtimin e Ukrainës. Komunineti ndërkombëtarë beson tek kontributi politik perëndimorë i Bashës dhe aftësitë e tija menaxheriale. Lulzim Basha ka një mbështetje perëndimore, që në fillimet e tija në Kosovë, para pavarësisë dhe në menaxhimin e veprave të mëdha, kur ka qenë ministër i punëve publike dhe Kryetarë në Bashkinë e Tiranës.

Në Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka mbrojtur çdo qindarkë të taksapaguesve të Tiranës, hapsirat publike, ish-pronarët. Me ardhjen në Bashkinë e Tiranës te Veliajt, kryeqyteti u kthye nën sundimin e oligarkëve dhe klaneve të inceneratorëve. Sot në një status në FB, Lulzim Basha shkruan: ‘Në OKB prezantova në detaje rezolutën që pritet të miratohet për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës.Pati një mbështetje unanime të përfaqësuesve të vendeve aleate të Ukrainës, ndaj rezolutës dhe faktit se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë’. Ndërkohë që Basha është në OKB, ‘Trekëndëshi i Bermudës’ shantazhojnë politikisht PD-në zyrtare dhe Edi Rama fillon bashkëpunimin me Non-gratat.

Dje lexova një lajm në media se, Edi Rama rikthen në skenë Sali Berishën, ja marrëveshja që mazhoranca po bën me bandën e “non gratës”. Kaosi djeshëm në Kuvend mund të jetë i fundit, nëse disa negociata që po zhvillohen mes mazhorancës dhe një pjese të opozitës, do të kenë sukses. Mësohet se Partia Socialiste po komunikon me Gazmend Bardhin për të relaksuar situatën në Kuvend, duke i dhënë Rithemelimit diçka që do të justifikonte armëpushimin.

Bardhi ka pasur tre kërkesa. E para, ajo e njohjes së tij si kryetar grupi, është një element të cilin PS prej muajsh nuk e vendos në diskutim dhe këtë funksion Bardhi e ushtron në organet e Kuvendit. Kërkesa e dytë ka të bëjë me komisionet hetimore. Siç pohojnë burime të të dyja kampeve, Rithemelimi do të rikërkojë një komision hetimor, tema e të cilit nuk bëhet me dije, dhe Partia Socialiste do t’ia pranojë. Bardhi do të ketë një kartë fitoreje teke për ta tundur, ndërsa do të pranojë në heshtje ligjin e ri për hetimet parlamentare, të cilin ai vetë e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa e tretë e opozitarëve që bllokojnë Kuvendin, është ajo e reformës zgjedhore.

Rithemelimi kërkon largimin e Alibeajt dhe vendosjen në karrigen e bashkëkryetarit të Oerd Bylykbashit. Kryetarja e Kuvendit thotë se vendi i takon formalisht Alibeajt, por koha mund të veprojë në favor të Bardhit. Komisionit me dy bashkëkryetarë i përfundon mandati në fund të këtij muaji, e nëse nuk ka produkt për një reformë zgjedhore konsensuale, ai mund të shkrihet dhe reforma mund të kalojë në komisionin e ligjeve, aty ku Alibeaj është anëtar, por nuk mund të vendosë veton e tij. Nuk është çudi që këto kërkesa të pranohen nga Edi Rama, pasi përballë në opozitë atij i intereson grupi i Sali Berishës dhe jo kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha’.

Ndërkohë në përgjigje të kësaj situate kaotike, të krijuar me qëllim Zoti Enkelejd Alibeaj shkruan dje në statusin e tij: ‘Dy sqarime që publiku ka nevojë t’i dijë lidhur me negociata sekrete apo marrëveshje okulte të përfolura në media: 1. PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazar për Reformën Zgjedhore. Në media referuar burimeve nga PS dhe grupi i Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimarrjen me shumicë votash e sidomos ku opozitës i mohohet e drejta e Vetos, si garanci që PS të mos bëjë ligj zgjedhor të njëanëshëm duke peshkuar vota opozitare.

Dihet se ata janë kundër votës së diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, një zone elektorale. Nëse kjo është e vërtetë ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha. 2. Në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës’. Deklarata e Z. Alibeaj hedh poshtë edhe thashethemnajën se Gazment Bardhi po bashkon opozitën, të prodhuar nga qarqe në janë kundër SPAK, kundër politikës amerikane e Britanike në Shqipëri. ‘Asgjë nuk është e vërtetë, e gjitha është reale’. ‘Trekëndëshi i Bermudës dhe ish-sovjetikët, sot putinistë nuk kanë të ardhme në Shqipëri e Kosovë, mbasi është partnere e fuqishme dhe e besueshme e perëndimit dhe SH.B.A.-ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu