Basha i meer fytyrën Ramës: Bëhu burrë voto vetingun, unë e bëj i pari, ti i dyti, por si hajdut, ke frikë burgun

0

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se kryeministri Rama ka frikë nga vetingu në politikë dhe sa herë që e përmend, fillon dhe belbëzon.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së shprehet se kreu i qeverisë ka asgjësuar thelbin e demokracisë në vend me zgjedhjet e 25 prillit. Basha e cilëson kryeministrin si Lukashenko i Ballkanit.

“Njerëzit rrijnë në çadra se duan të rrijnë dhe të marrin bonusin. Pra qeveria u ka dalë borxhi. Ministrja juaj tha se varfëria është çështje teknike. Ndërkohë që me propozimin që keni sjellë këtu, i cili do diskutohet kur të mbarosh justifikimet verbale, me këto keni propozuar që tju merrni para shqiptarëve për 7 kontrata koncesionare me vlerë 2 mld dollarë. PPP klientëve tuaj dhe nga ana tjetër thoni skemi kur të gjejmë paratë për të zbritur TVSH-në e ushqimeve. 150 mln euro për të yulur çmimin e bukës, vajit dhe sheqerit. Familjeve që i viziton çdo ditë dhe hanë vetëm një herë në ditë. Ky je ti. Tjetra është fasadë. Ke sjellë 7 kontrata koncesionare me 2 mld euro. Ky është plani yt. Të vjedhësh shqiptarët, pasuritë e shqiptarëve dhe votën nuk është virtyt.

Është krim që duhet ndëshkuar, por duke qenë se drejtësia e reformuar e 22 korrikut 2016, çdo dhem i vogël që del ia thyen ti me çekiç, zoti na ruajt, jo mua por për të gjithë të rinjtë, që të bëjmë karshillik me ty. Duam 10 vite të kapim maratonin e veseve dhe borxheve që i kë future shqiptarëve. Vetingun e politikanëve e duan të gjithë. Çfarë do bësh ti konsulta me ndërkombëtarët. Dole nga selia e PS-së the se do zgjatet vetingu në drejtësi dhe kur bëhet fjalë për atë të politikës fillon dhe belbëzon. Kjo është frikë. Frika nga korrupsioni është dhe më e keqe. Frika e korrupsionit shtyn të bësh gjëma më të mëdha si ajo e 25 prillit. Abuzimi me fondet e tërmetit, rindërtimit dhe pandemisë, fryrja e administratës me 12 mijë anonimë, që janë patronazhistë.

Meqë se di  se ça bankomati ishte bashkia e tiranës kur ishte ti, meqë e humbe, meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bërë pazare për masakrën. Meqë pretendon të kundërtën dhe më thua mendohu mirë, bëhu ti burrë njëherë dhe votoje vetingun e politikanëve, ti marrim me rradhë, dhe ndryshe nga rregulli vjetër të mos e fillojmë nga plaku por nga i riu e bëj unë i pari, bëje ti i dyti dhe pastaj të tjerët me rradhë nga i pari  te i fundit.

Konstatimet janë të ODIHR që të ka vendosur si Lukashenko i Ballkanit. Të kanë mbetur shumë pak argumente por kërkon aleatë. Brenda shtëpisë tënde të ka ngelur një grusht, brenda oborrit të oligarkëve, ata që dalin me kobure në xhep dhe lekët e drogës, të jesh i sigurt që po i rrshqet toka nën këmbë. Ti ke vetëm një rrugë, të pranosh që ke 8 vite që e mban vendin pengë, të kërkosh ndjesë për viktimat, të larguarit, të tregosh pengesë për asgjësimin e demokracisë. T’i heqësh duart nga fyti i SPAK-ut. Daljen në opozitë si interesi më i mirë i shqiptarëve dhe pastrimin nga llumi i oligarkëve dhe kriminelëve” – tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu