Balta që gatuan statujën time

0
Shkruan Halil Teodori
Balta që gatuan statujën time
Hiri i të vdekurve,
mërmërima e kohëve të vështira,
lotë të përvuajturish,
gjak të flijuarish,
djersa e të poshtëruarve
gatuar nga unë.
për mua.
Baltë,
që ngjishesh në këmbët e mia,
për të bërë bukën,
bukën e statujës simë.
Kjo baltë,
që qesh kur ngrin
në netët e gjata,
netët e dimrave pa fund,
kjo baltë,
që qan kur shkrin,
dhe kjo përlotje përmalluse,
udhëtarve u ngjitet nëpër këmbë,
zogjve nëpër pendë
erërave në krahë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu