Avokat Ngjela: Saliu është i mundur. Mjerë të mundurit!

0

Akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kryedemokrati Lulzim Basha, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë darkuar së bashku u diskutuan sot nga avokat Spartak Ngjela në emisionin ‘Pikat mbi i’.

Për avokatin Spartak Ngjela, është e turpshme që Berisha përdor takimin e rastësishëm të politikanëve në një vizitë mortore , si një darkë mes tyre.

“Saliu është i mundur, ka ikur nga skena. Mjerë të mundurit, thonë latinët. Ai është mundur, nuk kthehet dot. Ka shumë gjëra që kërkonte t’i eliminonte, përmes destabilizimit. I rrezikohet familja, sikurse ky vetë. Ai nuk di të bëjë asnjë veprim pa ligësi. I kemi dëgjuar ndonjëherë ndonjë mendim që të ketë mirësi brenda, kurrë! Ka ligësi brenda. Kjo është ligësi, ai nuk do ta dijë çfarë është vdekja. Është i mundur. Psikologjia e të mundurit është shumë e rëndë, ai nuk ka psiqikë të fortë, ka dhe familjen në rrezik. Autori kryesor që i ka çuar në këtë drejtim është ky. Ai e ndjen. Prandaj ka atë disekuilibrin në lidhje me mungesën e një burri shteti. Ku flet burri i shtetit ashtu. Fliste në mesjetë, por jo në mesjetën perëndimore, por në Lindjen e Mesme. Lindja e Mesme dhe Saliu bashkë kanë këtë filozofi. Fjala ka dalë për të fshehur mendimin, kot ta zgjasim.”, u shpreh Ngjela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu