Arzu shpëton Melisën dhe e lë Xhenetin të vdesë, ja ç’do ndodhë sot

0

Xhenet dhe Melisa bëjnë aksident dhe përfundojnë jashtë rruge. Melisa vjen në vete dhe e gjen Xhenetin pa ndjenja. Xhenet zgjohet dhe të dyja përpiqen të hapin dyert e makinës pasi kanë ngecur brenda. Melisa i kërkon falje Xhenetit që nuk u bë as motër dhe as shoqe e saj. Xhenet i jep shpresa se nuk do vdesin. Melisa humb ndjenjat. Arzu mbërrin në vendngjarje dhe tronditet.

Makina fillon të marrë flakë. Arzu shuan flakët me fikësen e zjarrit. Xhenet i pret rripin e sigurimit Melisës dhe Arzu arrin ta nxjerrë nga makina. Xhenet mbetet vetëm në makinë. Një kalimtar ofron ndihmë dhe shpëton Xhenetin. Arzu shkon me Melisën në spital. Kaja mallkon veten. Ai arrin në vendngjarje por mëson se personat e aksidentuar ndodhen në spital. Xhenet niset për në shtëpi me personin që i shpëtoi jetën. Gjatë rrugës asaj i kujtohet momenti kur Arzu shpëtoi Melisën dhe atë e la në makinë. Xhenet është shumë e lënduar dhe mendon se Arzu e la të vdiste. Kaja arrin në spital por zihet me Arzun. Ajo e akuzon në sy të policëve. Kaja nuk e pranon dhe thotë se po kërkon vajzën e tij. Polici njofton Kajan se në spital ka ardhur vetëm Melisa. Kaja habitet kur mëson se Arzu e ka lënë Xhenetin atje. Selim pret për Xhenetin por ajo nuk vjen dhe nuk i hap telefonin. Selim shkon në shtëpinë e Mukadezit. Xhenet mbërrin atje. Selim habitet kur sheh Xhenetit dhe mëson se ajo ka bërë aksident. Kaja telefonon Mukadezin dhe e pyet për Xhenetin. Mukadez e njofton se Xhenet është pranë saj dhe kështu do jetë gjithmonë. Xhenet u tregon Selimit dhe Mukadezit se Arzu e la të vdiste. Arzu akuzon Kajan se i preu frenat e makinës ndërsa Kaja akuzon Arzun se e la Xhenetin të vdiste. Kaja i thotë Arzus se do e zgjidhin vetëm për vetëm këtë çështje. Melisa i përgjon. Xhenet i thotë Mukadezit dhe Selimit se sot nëna e saj e vrau./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu