Artan Hoxha del zbuluar fare, bën avokatin e Sandër Lleshit: Policët dalin pa plumba në protestë, gazi lotsjellës i ligjshëm

0

Artan Hoxha ka vijuar të komentojë protestën e fundit të popozitës, skenat e dhunës që i dënuan njëzëri të gjithë ndërkombëtarët, por edhe kundërreagimin e Policisë së Shtetit, ku më së shumti u rrek të shpjegojë përse përdorimi i gazit lotsjellës është konform ligjit.

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar strategjinë që Policia e Shtetit ndjek për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e protestave të opozitës jokuvendore. Ai tha se policia ka zgjedhur të dalë krejtësisht e paarmatosur në protestë, për të shmangur përplasjet fizike me turmën, situata që nëse përshkallëzohen mund të çojnë edhe në jetë të humbura. Edhe gazi lotsjellës, tha Hoxha, përdoret në momentet që rrezikohet përplasja fizike.

“Kemi edhe faturat dhe kontratat ku është blerë gazi. Në Izrael i blerë në mars 2011, pas protestave të dhunshme të 21 janarit. Izraeli njihet për prodhimin e mjeteve të gazit. Çdo gjë që përdoret nga policia është në inventar. Edhe prokuroria nisi një hetim dhe nuk shkoi askund se rezultoi të ishte një lëndë e marrë konform legjislacionit që ka Shqipëria. Pastaj përdorimi në zona të ngushta, ku ka edhe qytetarë që nuk kanë lidhje me protestën, kjo është tjetër çështje që ha diskutim. Por duke pasur parasysh se çfarë ndodhi me protestat e dhunshme, policia ka ndjekur një strategji. Së pari, nëse nisën fillimisht me vendosjen e vajzave police, patëm plagosjen e një efektiveje. Mbasi u larguan vajzat nga reshti i parë, u vendosën policet e komisariate, që detyra e tij nuk është menaxhimi i protestave, të paarmatosur. Një gazetar gjerman thoshte që nuk kam parë në asnjë vend të botës që policët mos të kenë armë dhe mburoja, dhe e vetmja gjë që dispononin ishte kundragazi. Policia e Shtetit del pa armatim në protestë, kjo është taksative në mënyrë kategorike. Ka vetëm shkopinj gome, skafandra, mjetet shihedhëse dhe bomblat e gazit. Taktika që ka zgjedhur policia, është taktikë për të mos pasur përballje fizike me protestuesit, me një grup të urdhëruar që nuk ka lidhje në vetvete me protestën, dhe që pas atij grupi mund të vijë turma, dhe turma të fshin. Policia ka zgjedhur të dalë e pambrojtur, për t’i bërë protestuesit të mos konfliktohen me policinë. Janë policë të pambrojtur përballë turmës. Kur përballja fizike është bërë e pashmangshme, policia ka përdorur gazin në sasi të mëdha. Nëse ka përplasje, nëse përdoren mjete të forta, mund të shkohet në jetë të humbura. Askush nuk ka garanci a mund të humben jetë qytetarësh në të tilla përplasje.” – deklaroi gazetari Artan Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu