Arlind Qori: Do ua kryp kokën me taksa! Kush ka disa shtëpi…

0

Arlind Qori premton të korrigjojë rritjen e çmimeve të apartamenteve, që nuk kanë të ndalur dhe që po e shndërrojnë në “mollë të ndaluar” blerjen e një shtëpie për çiftet e reja.

Si do ta bëjë këtë Lëvizja Bashkë? Qori premton se do t’ua “krypë kokën me taksa” atyre që kanë disa shtëpi dhe i mbajnë stok, as i shesin, as i japin me qira duke ndikuar në rritjen e çmimeve.

“Punëtorët kanë vite që nuk blejnë dot shtëpi, por as në këtë lagje periferike si Astiri, nuk mund të blejë shtëpi as shtresa e mesme. Lëvizja Bashkë ka në program që t’ua krypi kokën me taksa këtyre spekulantëve duke i shtrënguar kësisoj që apartamentet e mbetura stok t’i fusin në treg, t’i fusin për t’i shitur ose për t’i dhënë me qera” u shpreh Qori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu