Akuzohen për 3 vepra penale, Kryemadhi ankimon masën Meta dorëzon sot kundërshtinë për ‘arrestin me burg’

0

Deputetja Monika Kryemadhi ka dorëzuar të shtunën në Apelin e GJKKO-së ankimimin kundër masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të cilën gjykata e caktoi për të më 22 tetor nën akuzën se ka kryer veprat penale të pastrimit të parave, korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

Për të njëjtat akuza, ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, njëherës kryetar i Partisë së Lirisë u la në masën “arrest me burg” në të njëjtën seancë gjyqësore ku pati edhe përplasje me kreun e SPAK, Altin Dumanin. Meta do të dorëzojë sot ankimimin e tij për masën e arrestit me burg duke pretenduar për masë më të lehtë sigurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu