Aktorja e famshme rikthen një nga personazhet më të pëlqyera të viteve ‘90

0

Seriali ‘Sex and the city’ ka qenë një nga më të ndjekurit të viteve ’90, i cili ka vazhduar dhe për disa vite të tjera me rradhë. Një nga protagonistet, Sarah Jessica Parker, ka risjellë rolin e saj Carrie Bradshaw për një arsye të veçantë. Lajmërimin e dha vetë aktorja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku shkruajti se po sillte një projekt të ri. Pati shumë reagime nga ndjekësit, pasi shpresuan për një vazhdim të serialit apo filmave. Në të vërtetë, e gjitha ishte një reklamë për bamirësinë e organizuar nga Stella Artois dhe Matt Damon, për t’i mundësuar njerëzve në nevojë ujë të pastër. Edhe pse nuk ishte ajo çfarë prisnin të gjithë, por të gjithë e kanë ‘përqafuar’ iniciativën e tyre./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu