Aktorja e famshme e pranon edhe plakjen: Me kalimin e viteve ndihem më shumë vetvetja

0

Gwyneth Paltrow i ka kaluar të 40-tat e megjithatë ajo vazhdon të mbetet thuajse e njëjta në pamje. Megjithatë aktorja e pranon se ashtu si çdo grua tjetër asaj kanë filluar t’i shfaqen në fytyrë shenjat e para të moshës, rrudhat.

Në episodin e radhës të “The beauty closet”, ajo ka folur hapur se çdo të thotë të plakesh në sytë e publikut. “Them se është diçka e rrallë të mendosh se je një person i bukur, kështu që unë ndjehem si çdo grua tjetër, që do të thotë se nuk e kuptoj bukurinë kur shikohem në pasqyrë. Sa më shumë më kalojnë vitet ndjehem akoma dhe më shumë vetvetja, e gjykoj më pak veten, i kam më të qarta vlerat e mia, ndjehem e plotë, diçka që është e vështirë kur je më e re në moshë”, është shprehur Paltrow. Më pas ajo ka shtuar se të gjitha gratë duhet t’i pranojnë rrudhat dhe menopauzën, sepse ato janë pjesë e identitetit dhe sigurisht këtu qëndron edhe bukuria. “Kështu ndjehesh më mirë, e di kush je, vlerëson marrëdhëniet në jetë, punën dhe kontributin tënd për botën”, ka thënë aktorja e njohur. Gwyneth ka preferuar gjithmonë të tregohet e drejtpërdrejtë për të tilla çështje dhe prandaj ajo është pëlqyer nga ana e publikut për origjinalitetin e saj. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu