Aktori me origjinë shqiptare merr çmimin e rëndësishëm në Turqi

0

Aktori i njohur, Can Yaman është shpallur mashkulli i vitit 2018 në Turqi. Çmimi i është akorduar nga revista ‘GQ’ në një ceremoni shumë speciale me të ftuar personazhe publikë të njohur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori në ‘Instagram’ duke shprehur lumturinë dhe mirënjohjen për gjithë mbështetjen e publikut. “Ka qenë një organizim shumë i bukur dhe një natë e mrekullueshme. ‘GQTurki’, shumë faleminderit për këtë ambient familjar që krijuat”,-ka shkruar ai.

29-vjeçari ka pranuar më herët në një intervistë se ka prejardhje shqiptare. Can është i njohur për rolin në serialin ‘Erkenci Kus’./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu