Me flamuj kombëtarë, autokolonë kilometrike e shqiptarëve të diasporës drejt Tiranës për protestën

0

Një autokolonë e automjeteve të shqiptarëve të diasporës po udhëton drejt Tiranës, teksa mësohet se ka kaluar Lezhën.

Disa qindra shqiptarë të Diasporës pritet të bashkohen në Tiranë me qytetarët që prej më shumë se 1 muaji protestojnë kundër klasës politike dhe kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Automjetet janë mbuluar me flamuj kombëtarë, ashtu sikundër edhe pak javë më parë, kur diaspora sërish zbarkoi në Tiranë në protestën mbarëkombëtare.

Tubimi do të zhvillohet para godinës së Kryeministrisë dhe shënon protestën e 35-të të organizuar me të njëjtat kërkesa politike.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, nisjen e hetimeve ndaj tij dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në kërkesat e tyre përfshihet edhe ndryshimi i sistemit politik.

Sipas organizatorëve, pas largimit të qeverisë duhet të krijohet një ekzekutiv tranzitor apolitik, me detyrë përgatitjen e vendit për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu