Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ dhe ‘Akademise se shkencave të Shqiperisë, Fjalori i madh i gjuhës shqipe është arritje e madhe e Akademisë së shkencave të Shqipërisë

0

Përmblodhi: Qamil Gjyrezi

-Lahuta ne UNESKO,
-Historia e Shqiptarëve,
-Studimet gjenetike,
-Fjalori i madh i gjuhës shqipe,
-Enciklopedia në të ardhmen,
plotësojnë korpusin e veprave për historinë e mbarë shqiptarëve, gjuhën shqipe dhe prejardhjen e shqiptarëve,
Jam besimplotë për të ardhmen e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ dhe bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Shqiperisë.
Ne aktivitetin per promovimin e librit ‘Shqip’ te akademikut Aristotel Spiro, u diskutua edhe për Fjalorin e madh te gjuhës shqipe,
Para 12 vitesh kemi promovuar ‘Fjalorin e muzikës te Profesor Vasil S. Tole, në bashkëpunim me Departamentin e gjuhë letërsisë,
Duhet ta japim sejcili, kontributin tonë për të ardhmen e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ dhe Shkodrës,
Janë të gjitha mundësite, burimet njerëzore dhe intelektuale, për bashkepunime shkencore dhe artistike me nivel të lartë,
Aristotel Spiro: ‘NJË STUDIM ME RËNDËSI ALBANOLOGJIKE’ Peisazhe të fjalës 2026
Ancient DNA evidence for the history of the Albanians 2026
Struktura e ndërtimit të shumëzërëshit polifonik, lab apo tosk, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit.
Ramadan Sokoli ishte i pari që përcaktoi rëndësinë e isos në natyrën e polifonisë popullore tek vepra: “Folklori muzikor shqiptar morfologjia”, Tiranë 1965, ku shkruante:… atje ku flitet gegërishtja kemi muzikën homofonike kurse përposhtë këtij lumi atje ku ndihet rotacizmi i bashkëtingëllores n në r ose diftongu ua e tjera veçori fonetike të toskërishtes atje ndihet dhe isoja sëbashku me veçoritë e tjera polifonike”.
Kaba-ja: iso me zë të lartë. Pjesë muzikore popullore, e shtruar, që luhet zakonisht me gërnetë ose violinë. Kaba përmetare. Jare-tipologji e veçantë e ahengut shkodran. Sipas Tahir Dizdarit nga arabishtja “jar”. Jar-mik shok, dashnor, objekt dashurie. Në njëfarë kuptimi “jaret” janë të ngjashme me “kabatë”, me zë, për shkak të veçorive instrumentale që mbartin, si p.sh. ambitusi shumë i gjërë dhe ritmi i lirë i ndërtimit të tyre.
Në të ardhmen me mbështetjen e inteligjencës artificiale, teknologjisë së informacionit, do të vertetohet kjo mini tezë, duke deshifruar simbolet e Jares dhe Kabasë, notat mzuikore si në shembullin e kthimit të shenjave të liturgjisë së Jan Kukuzelit në nota që janë simbole, nota.
PARIMI FONOLOGJIK qëndron në themel të drejtshkrimit të shqipes. Në rastet ku grafema përfaqëson realizimin allofonik dhe jo fonemën, atëherë zbatohet parimi fonetik, si një version i parimit fonologjik dhe i përkufizuar në raport me të.
Alofonia (nga greqishtja állos, “tjetër” dhe phoné, “tingull”) është një koncept gjuhësor që përshkruan variacionet e ndryshme të shqiptimit të të njëjtit tingull themelor (fonemë). Këta tinguj të ndryshëm, të quajtur alofonë, nuk e ndryshojnë kurrë kuptimin e një fjale, edhe nëse tingulli i perceptuar është fizikisht i ndryshëm.
JO PARIM MORFOLOGJIK!
Drejtshkrimi i gjuhës shqipe nuk ka njohur dhe nuk njeh ndonjë parim morfologjik. Evidentimi i strukturës morfologjike të fjalëve nëpërmjet drejtshkrimit bëhet nëpërmjet marrëdhënies fonemë :grafemë, pra, nëpërmjet veprimit të parimit fonologjik. Çka është interpretuar nga tradita studimore si parim morfologjik është në të vërtetë parimi fonologjik. Në drejtshkrimin e shqipes veprojnë edhe parime të tjera dytësore si parimi tradicional historik, parimi etimologjik, parimi simbolik, i ekonomisë gjuhësore etj.
“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” (2026) jep gjithmonë shkas për reflektime dhe diskutime. Një arritje e re e leksikografisë shqiptare! Një gjë është e sigurt: ky Fjalor është një gur kilometrik në historinë e leksikografisë shqiptare. E konfirmuam sot në Shkodër në një takim të bukur për gjuhën dhe poezinë me një auditor të zgjedhur Për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe” punoi një ekip i gjerë hartuesish, redaktorësh dhe korrektorësh, nën drejtimin e Akademik Jani Thomait si kryeredaktor dhe dy zëvendëskryeredaktorëve, Akademik Valter Memishaj dhe Prof. Dr. Shezai Rrokaj (Aristotel Spiro 2026) .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu