Shkruan Refik Hasani
Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjta të drejta t’i gëzojn edhe Shqiptarët në Luginën e Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë/.
Në Krahinën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
JO, që nuk po respektohet vullneti plebishitar i shprehur në Referendumin e 1–2 marsit 1992,
JO,që po nuk përfillet sakrifica në mbrojtje të pragut, dinjitetit, identitetit, mbrojtja përmes luftës së armatosur nga UÇPMB-ja,
JO,që nuk po zbatohet nga Serbia Marrëveshja e Konçulit e 20 majit 2001,
Por, nuk nuk ka zbatueshmëri edhe për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të kësaj Krahine në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022,
Aktualisht,
JO që nuk praktikohet një mospërfaqësim proporcional në të gjitha instancat lokale dhe qendrore,
Por, jan mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë të pasivizuar, apo çdo i katërtit qytetar i kësaj Krahine, kemi një pasivizim alarmant të adresave,
Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminim klasik, militarizim më të lartë në gjithë BE-n, ku jan 48 minibaza ushtarke në këtë Rajon, kjo është ekzpozim i frigës, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.
BE-ja, SHBA-ja dhe OKB-ja, duhet të praktikojn RECIPROCITET, të plotë të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjta të drejta t’i gëzojn edhe Shqiptarët në Luginën e Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë.
Kurse pakica Serbe në Kosovë,
I gëzon të gjithë të drejtat, duke përfshi të drejta e përfaqësimit në Parlamentin e Kosovës me vende të rezervuara, dhe në të gjithë poret e jetës, me një fjalë në asnjë shtet të BE-s, nuk zbatohen të drejtat e pakicës Serbë si në Kosovë.
DHE,
Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin Politik dhe Juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike, por të qëndrueshme, dhe me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare.
Në shekullin 21, nuk do të duhej lejuar praktikimin për dy pakica, të ndiqen dy standard krejt të ndyshme, apo sdandarde të dyfishta.








