Belinda Balluku komunikonte paralelisht me Edi Ramën dhe Berberin për tenderat, dosja e radhës në SPAK, Aeroporti i Vlorës

0

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku komunikonte me kryeministrin Edi Rama, paralelisht me ish-vartësin e saj Evis Berberi, në lidhej me tenderat.

Lala u shpreh se çështja e radhës në SPAK do të jetë aeroporti i Vlorës, por nuk dihet ende nëse do t’i faturohet Ballukut pasi është çështje nën hetim.

“Në komunikimet që Balluku kishte me ish-vartësin e tij Evis Berberi, lihet të nënkuptohet që ka komunikime paralelisht me Ramën, që e etiketon me terma jo etikë. E kam të konfirmuar këtë gjë, edhe pse disa prej nofkave të përdorura nuk qëndrojnë me thënë të drejtën.

Çështja e Rradhës në SPAK por që nuk di a do t’i faturohet Ballukut është Aeroporti i Vlorës. Rama hezitoi ta lëshonte direkt Ballukun, për herë të parë në një intervistë për DË përdori një gjuhë të drunjtë dhe të ftohtë, ndryshe nga gjuha e përdorur në rastet për Veliajn apo Tahirin”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu