90 vjet nga kryengritja e Fierit, një grushti të dështuar shteti

0

Shkruan Kastriot Dervishi

Ajo që njihet në populli si “kryengritja e Fierit”, ka qenë një aspekt i parëndësishëm i një grushti shteti të parealizuar, pas së cilës qëndronte një organizatë e fshehtë, i zbuluar nga një kroat, i burgosur në Shqipëri. Organizata mori formë të plotë në pranverë të vitit 1934. Pjesëmarrja më e madhe ishte e ushtarakëve në pension në bashkëpunim me ushtarakë aktivë. Sipas deklarimeve të Mustafa Kaçaçit organizata kishte kryetar Beso Nishanin, por në fund u spikatën si aktivë Riza Cerova, Hasan Reçi dhe Kostë Çekrezi. Organizata ishte heterogjone, përbëhej nga tre grupe të cilat punonin secili për synimet e veta:
1-Komunistët, ku bënin pjesë edhe ushtarakë aktivë, të cilët përkraheshin nga Bashkimi Sovjetik.


2-Nacionalistët, të cilët përkraheshin nga Jugosllavia.
3-Bejlerët, të cilët ishin të pakënaqur me Mbretin Zog, për shkak të reformës agrare, humbjes së monopolit mbi tokën, të cilët përkraheshin nga Italia.
Italia, duke llogarituar se mund t’i dilte situata jashtë kontrollit, analizoi se nuk ishte çasti për të rrëzuar Zogun. Në këtë rrethana i urdhëroi bejlerët, të mos merrnin pjesë në këtë komplot.
Bashkimi Sovjetik dërgoi Riza Cerovën.
Jugosllavia krijoi nëpërmjet legatës së saj në Tiranë, lidhje të posaçme me Kostë Çekrezin.
Si fillim do kryheshin atentate kundër drejtuesve të lartë të shtetit dhe do sulmohej oborri mbretëror, duke u nisur kështu grushti i shtetit. Kryengritja ishte parashikuar të zhvillohej në gjithë Shqipërinë, me përparësi sulmi mbi Tiranën. Në kryeqytet do jepej sinjali i kryengritjes nga grupi i ushtarakëve aktivë, nëpërmjet kolonës së parë, të dytë dhe të tretë të artilerisë, të cilët do të merrnin në zotërim institucionet kryesore të shtetit. Kjo për sa i përket grupit të oficerëve. Në Tiranë parashikohej qëndresë, prandaj këtu ndikimi i puçistëve te grupi i artilerisë “Kosova” dhe batalioni i autoblindave ishte i madh.
Mustafa Gjinishi i burgosur si kundërshtar i Zogut për futjen në Shqipëri të disa materialeve bolshevike, u bë pa dashje dekonspirues i tij, madje kryesori. Ai vuante dënimin në burgun e Tiranës, ku u njoh me një të dënuar kroat, i quajtur Rudolf Franjo Lendriç, 42 vjeç, nga Zagrebi i Kroacisë, i arratisur. Rreth muajit qershor 1935 Gjinishi iu hap Lendriçit dhe i tregoi atij mbi organizatën. Kroati, duke dashur të lehtësojë fajin e vet të autoritetet, e nxiti t’i tregojë gjithçka pasi po të dilte do kryente disa atentate. Ledriç doli nga burgu më 20 korrik 1935 pasi mori shumë adresa nga Gjinishi, të cilët do t’i kontaktonte.
Pasi u informuan se gjithçka ishte zbuluar, Kostë Çekrezi dhe Musa Kranja, më 14.8.1935 bënë atë që njihet si “kryengritja e Fierit”, duke vrarë gjeneral Gilhardin, i cili gjendej rastësisht aty,
në mënyrë që nga anarkia të shpëtonin e të largoheshin në Itali, sikurse ndodhi. Kryengritja u shua pa shkuar në Lushnje. Riza Cerova veproi i vetëm, por nuk bëri dot asgjë.
Në foto nënshkrimi i Lendriçit në kallizimet e bëra nga ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu