“Po investigonim tenderat e Arbër Abazit, bashkëjeton me vajzën e tezes së Ballukut” – Autori i Vetting, Ardian Bushi tregon detaje nga dosja e grabitur: Do rindërtojmë dokumentet

0

Autori i emisionit investigativ Vetting në News24, Ardian Bushi, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ndërhyrjen e autoriteteve në ambientet e uzurpuara të televizionit, duke akuzuar se veprimi ka pasur si synim zhdukjen e materialeve komprometuese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Bushi tha se ekipi i tij po investigonte lidhjet familjare të Ballukut me bashkëjetuesen e Arbër Abazit.

“Pjesa dërrmuese e dosjeve që Vetting ka denoncuar me prova janë zhdukur, ndërsa dosjet e reja për Ballukun ishin kryesore. Kjo më bën të besoj se ky ka qenë qëllimi i ndërhyrjes banditeske,” u shpreh Bushi.

“Po investigonim lidhjet familjare të Ballukut me bashkëjetuesin e Arbër Abazit, pasi sipas informacioneve që ne kishim bashkëjetuesja e Abazit ka lidhje familjare me Ballukun. Ndërkohë që Arbër Abazi ka dy fëmijë me të afërmen e Ballukut. Sipas informacioneve zyrtare mësohet se vajza e tezes Ballukut bashkëjeton me Abazit dhe pavarësisht se kanë dy fëmijë ata nuk kanë bërë një martesë ligjore me çertifikat martesore.

Kanë ndërhyrë në kompjutera, ua kemi bërë të qartë edhe përmbaruesve. E them këtë me bindje se nuk është zbatuar ligji, por kanë marrë urdhrat e KAYO-s për të vepruar edhe me gazetarët. Pjesën dërrmuese të dosjes që është denoncuara me fakte e prova që ka denoncuar Vetting janë zhdukur. Dosjet e reja për në shtator dhe në vazhdim për zv/kryeministren Ballukun kishim dosjet kryesore dhe kjo më bën të dyshoj dhe ta theksoj me forcë se ky ka qenë qëllimi i kësaj ndërhyrje në mënyrë banditeske.. Ne do të arrijmë sërish të rindërtojmë këtë dosje dhe të vazhdojmë denoncimin. Ne vëertetë na vranë, por jemi më të bashkuar, më të fortë, më të vendosur…”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu