Përfaqësuesi ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta, avokati Kujtim Cakrani ka bërë një deklaratë të fortë në studion e Quo Vadis këtë të enjte në Vizion Plus.
Ndërsa diskutohej për takimet speciale të të burgosurve, Cakrani tha se problemi më i madh sot në Shqipëri mbetet korrupsioni.
Ai tha se sot të burgosurit nuk marrin ditët e tyre nëse nuk paguajnë juristët në burg.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A keni ju klientë që ju kërkojnë takime të shtuara speciale?
Cakrani: Ne po i trajtojmë takimet speciale si herezi e madhe. Unë nuk mendoj se ka problem se shkoi me një eskortë apo nuk shkoi. Problemi në sitemin e burgjeve janë të pafundme. Që nga mungesa e orëve shtesë të punonjësve, mungesa e veshjesh, të paraburgosurit nuk marrin ushqimin. Ne nuk flasim për rehabilitimin, pasi kjo është më kryesorja. A flasim për mbipopullimin në burgje. Ne merremi me gjëra anësore që nga pikëpamja ligjore unë nuk mendoj se ka shkelje ligji. Secili ka të drejtën e tij kur është në burg që të njihet me një vajzë nëse është beqar. Ata që duan të zgjidhin njëherë e mirë hallet e popullit të burgosur nuk duhet të merret me hallet e Laert Haxhiut. Ka shkaur një vajzë atje, ai e ka të dashur, ku është këtu për të diskutuar, sa shkoi, ku shkoi, sa pagoi, pse nuk merremi me problematikat. Unë kam pafund klientë në burgje, ata kanë problem që nuk marrin ditët. Nëse ti nuk paguan administratën e burgjeve ti nuk merr ditët që të takojnë me ligj.
Borakaj: Sa paguan?
Cakrani: Nuk është problem se korrupsion është, s’ka rëndësi shuma. A kemi sistem arsimor në paraburgim? Nuk kemi, kjo është kryesorja.