Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani 90 qendra votimi nga 494 në total. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 13.117 vota ose 51.485. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 10.452 vota ose 41.02%.
603 vota ose 2.3% kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 56% vota ose 2.22%. Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Durrësit ka marrë 288 vota ose 1.13%.
Deri më tani, të përkthyera në mandate Partia Socialiste merr 8 mandate në qarkun e Durrësit, kurse Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr 6 mandate.