Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, është përgjigjur ndaj një pyetjeje nga qytetarët, lidhur me udhëtimin e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama u përgjigj se vizita e tij e fundit ishte për punë, ndërsa gjatë bisedës nuk ka ngurruar të ironizojë ish-kryeministrin Sali Berisha, “Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion”.
“Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet nongrata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika”, deklaroi kreu i qeverisë.
“Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë të shkoj, çfarë problemi ke? Si e ke ti hallin? Të kanë thënë që nuk shkoj unë dot në USA, kush ta ka thënë non grata? Se hoqi dorë Edi Rama nuk e përmend më non grata. Se përmendni më se s’kam pasur arsye dhe s’po bëj sot këtë. Ka gjëra më të rëndësishme se non garta. Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion? Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet nongrata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika. Nuk kanë rëndësi këto dhe ato që thuhen lart e poshtë, muhabete lagjesh, nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje.
Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri, kur do të besojë njeriu budallëkun, s’ke fare çfarë i bën”, tha Rama.