Dhuna verbale e Edi Ramës gjatë fushatës po shqetëson shqiptarët

0

Dhuna verbale dhe bullizmi nga platforma TikTok ka kaluar në platformën e partisë Socialiste.
Një takim i djeshëm me disa të rinj në Spille nxorri një anë tjetër të kryeministrit, jo dhe aq të panjohur. Pasi udhëzoi gjimnazistët të shikonin fotot e tij nudo duke thënë se ata “çfarë s’kanë parë”, Rama herë pas here iu drejtua të rinjve me gjuhë fyese dhe denigruese.
Kryeministri përdori të bërtitura me zanoret “oo” dhe “ee” për të tërhequr vëmendjen e të rinjve që nuk po e ndiqnin, pasi me gjasë nuk ishin në atë takim me dëshirën e tyre.
Pak orë më parë, Rama etiketoi si “autikë” votuesit demokratë që përbëjnë pothuajse gjysmën e votuesve në vend dhe disa ditë më parë i quajti “çyrykë” të njëjtët. Edhe pse asnjë shoqatë, organizatë, autoritet nuk reagoi për dhunën verbale të kryeministrit, rrjeti e ka kritikuar ashpër.

Mijëra komente shprehin shqetësim për gjuhën e kryeministrit drejtuar fëmijëve e adoleshentëve duke i kujtuar atij fëmijët e vet. Po ashtu rrjeti është zemëruar me diskriminim që kreu i qeverisë i bëri individëve të spektrit të autizmit dhe për përdorimin e termit “çyryk”, që në gjuhën popullore është përdorur për një person të pashëndetshëm mendërisht.

Pak gazetarë dhe personazhe publike e kanë dënuar gjuhën e kreut të qeverisë, por në rrjetet sociale janë të shumtë ata që i bëjnë thirrje Autoritet të Medias Audiovizive të mos lejojë transmetimin apo ripublikimin e deklaratave të tilla. Kreu demokrat Sali Berisha e krahasoi narrativën e Ramës me atë të Hitlerit.

Një ditë më parë, eurodeputetja Doris Pack i bëri thirrje BE-së të reagojë për shantazhet e Ramës në fushatë ku i kërkon shqiptarëve të votojnë atë ose “të mos dalin nga shtëpia”.

Bullizmi politik dhe presioni krijon një ndjenjë të mungesës së përfaqësisë dhe një mungesë të dëshirës për të marrë pjesë në votime për grupet shoqërore delikate, duke u kthyer në një lloj presioni për t’i mohuar atyre të drejtën e zgjedhjes dhe zgjidhjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu