Shkruan Eliona Kodra Shkreli
Shkodra, kryeqëndra e Veriut, prej 12 vitesh është lënë në harresë absolute nga qeveria rilindase. Ndonëse fushatat elektorale kanë qënë të mbushura me premtime marramendëse, fakti është që Shkodra s’ka kenë kurrë ma keq dhe ma e lanun mbas dore…
Kryebashkiaku Spak-ist ka filluar tashti të shfaqet nëpër gropat e hapura, me punëtorë që mbajnë në njërën dorë lopatën e në tjetrën kazmën, duke reklamuar dashurinë e madhe që ka ai dhe shefi i tij për Shkodrën dhe zhvillimin e saj.
Politikani Spak-ist, i zhveshur më në fund nga rrobat portokalli të fushatës për kryebashkiak, ka përveshur mëngët mavi të partisë dhe i ka hyrë punës për të propaganduar sa më mirë fasadën e tij dhe të shefit të tij në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Benetiani i Parë mundohet t’i shesë shkodranëve ‘punët e mira’ të partisë kur në fakt fillimisht duhet t’u shpjegojë banorëve të Bashkisë Shkodër pse është nën hetim nga Spak? Ti japë llogari shkodranëve mbi mijëra eurot që ka vjedhur në pozicionet shtetërore, të japë llogari ku i ka çuar paratë e taksave të tyre, të japë llogari mbi pasuritë e tij….
Spak-sti Beci, sot e përditë shfaqet duke fshehur pas buzëqeshjes fallso hallin e madh të prangosjes së shpejtë sepse burgu pret çdokënd që vjedh ‘pa teklif’ paratë e taksat e shqiptarëve.
Sot, Benetiani i Parë del duke reklamuar 2-3 gropa që ka hapur, por nuk thotë asnjë fjalë për tenderat e tij korruptiv. Del e reklamon fasadën rilindase por harron se ishte deputet dhe nuk tha asnjë fjalë për Shkodrën në dy vite që përfaqësoi Qarkun në Parlament. Del e propagandon rrugët dhe projektet qeveritare por nuk shpjegon se pse investimet në projektbuxhetin 2024 të bashkisë s’kanë filluar akoma të realizohen ndonëse jemi në muajt e fundit të këtij viti?
Spak-isti nën hetim nuk thotë asnjë fjalë sesi grabiti Shkodrën dhe si pranoi të bëhej peng i bandave vetëm për pushtet dhe për të rritur pasuritë e tij.
Gropat rilindase në fakt janë vetëm rrenat e rradhës të kësaj qeverie, të këtij kryebashkiaku që janë të zhytur në korrupsion dhe kanë shkatërruar e përvetësuar çdo pasuri duke lënë shqiptarët në varfëri e mjerim. Rilindasit që shpirtin e kanë tek lekët e korrupsionit, kanë kthyer Shqipërinë në qeveri mafie.
Spak-istët nën hetim do marrin atë që meritojnë dhe Shkodra do ç’lirohet nga hajdutët rilindas që kanë çelur gropat e fundit të tyre politik.