O Duman, jam bërë pishman!

0
Shkruan Zef Ndreka
Pasi bëri trimin, pasi i këputi në mes më të fortët, Ilir Meta pas arrestimit është dëgjuar për herë të parë të flasë me vetën:
O Duman – jam bërë pishman!
Rojet e sigurisë kanë mbetur të habitur, si ndryshoi kështu pa pritur e pa kujtuar i forti që arriti të kërcënojë edhe Amerikën.
Sigurisht, Metës i flet subkoshienca e tij, pasi mbeti përfundimisht i zhgënjyer nga këshillat që ka marrë nga të fortët e tjerë të paprekshëm ende, ka mbetur i zhgënjyer nga zhvillimi i revolucionit të premtuar, ka mbetur i zhgënjyer nga kërcënimet si taktikë e vjetër që mbrojtja më e mirë është sulmi!
Por më i zhgënjyer Meta tashmë i arrestuar, ka mbetur nga populli që nuk po merr cfurçët, varretë, shpatat, sëpatat, thikat e të tjera “armë” primitive për të sulmuar e përmbysur Imperializmin Amerikan dhe aleatët në përgjithësi.
Tashmë siç duket, i vetmuar atje në qeli, ai ka marrë pamjen dhe interpreton gjestet e përfaqësuesit të Sulltanit në Krujë, me vegimet si të tij…
Por nga pamundësia dhe të tjera arësye, thërret në jerm:
O Duman, jam bërë pishman!
Jo për vjedhjet që ka bërë, por për “lojën” që ka luajtur duke kërcënuar e fyer në radhë të parë drejtësinë.
O Duman, a mund ta falësh Metën?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu