Ti…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ti…
Krejtë dukshëm si ajo zbaticë që luan
nën ndikim,
Pas krahve t’mi gropëzon gërmimin,
Dhe para syve tanë ti din përdhunë
të përdridhesh,
Ti dashni e humbur nën pluhurin
e vënë mbi vendin tënd,
Qartësisht në forcë, dua që të përzë
ty lloj e të përdreqnoj,
Dhe krejtë fshirë të kam qenërisht
se ishe dorëzanë në mashtrim,
Që t’ndjehem lirshëm i pa kacavjerr,
n’kalanë tënde ngritur e të pështirë,
Që kacagjelthi, kurrë nuk e harron
urrejtjen me e thirrë.
Jetoje atë vorbull që mbledh shije
pakënaqësishë e smirë.
E lakmia e neveritshme më bën të ndjehem në trishtim,
Ku venitet çdo ditë liria e lumturisë
që kyçët,
Dordolec i kohës, dua ta gëzoj
t’fundmen tënde që për ty ska pikë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu