Shkruan Nafiz Shala
Dikush ndoshta do të me thoshte, çka tu ka tek tani statuja e Car Llazarit, që do të jetë edhe një shkas më tepër që BE-ja të na qortoj, kërcënoj dhe të veproj me ndonjë masë tjetër. Kjo sepse edhe ndalimi i përdorimit të valutës së një shteti tjetër në një shtet tjetër sovran dhe përzierja në punët e brendshme, duke e përdorur dinarin si mjet pagese, edhe përkundër valutës evropiane euro, “pasi, nuk po përmbahet Dardania duke e provokuar Serbinë”, duhet dikush me ua “ngre” veshin. Pastaj, largimi i bilbordeve me fotografi të kriminelëve serbo- rus, “edhe kjo është e tepruar”. Pra, edhe kur të kolliteni, mos u kollitni me zë sepse po trazohet Serbia dhe “po na pengoni ta mbajm pranë Evropës dhe “larg Rusisë”.
Kryeministri na “paska qenë i ashpër” për akuza ndaj ndërmjetësuesit Mirosllav Lajçak, pasi ka vërejtje se, le qe nuk po mbanë baraspeshë por megjithate po e mbanë anën e Serbisë. Dardania nën sanksione ekonomike, Serbia përkëdhelet bile edhe i premtohen ndihma marramendëse financiare.
Përmes masave ekonomike po na e impononi që sipas kërkesave të Serbisë, Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, të zbatohen sipas përzgjedhjeve të këtyre neneve, sipas tekeve të Serbisë ani pse të pa nënshkruara nga ajo ama, duhet të zbatohen herë në fund e herë në kryet e marrëveshjeve që t’ia plotësojmë dëshirat e Vuçiqit-Serbisë si kusht që ai ndoshta të vendosë që të lëvizë nga pozicionet e tij, refuzuese, provokuese, kërcënuese, jo vetëm ndaj Dardanisë por edhe ndaj Evropës.
Deri sot, fatkeqësisht ende nuk ka vlerësim e as dënim rreth sulmit agresiv e terrorist të 24 shtatorit, i organizuar, sponzoruar e dirigjuar nga ana e shtetit të Serbisë duke e reduktuar këtë agresion në një individ në ketë rast Radoiqiqin i cili e mori për sipër këtë akt për ta amniestue shteti serb por, që ende shëtitet i lirë ndërsa prokuroria e shtetit nuk merr kurrëfar masave “në mungesë të provave adekuate”, duke iu ngritë puplat Serbisë e cila po i shantazhon të gjithë qoftë edhe bashkësinë ndërkombëtare.
Asnjë fjalë nga BE-ja e cila po na mbanë nën sanksione ekonomike, rreth zbulimit dhe luftimit të krimit të organizuar, kontrabandës, asgjësimi i labiratoriumeve të drogës të zbuluara me mbi 10.000 fije bimë te gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg. Këto laboratore i kishin të gjitha kushtet për rritjen e bimëve të kanabisit e pastaj t’i hidhnin në treg posa të ishin gati.
Kultivimi i kanabisit në ambientet e brendshme ishte gjithnjë në rritje ani pse kanabisi është droga e jashtëligjshme në Ballkanin Perëndimor dhe në BE.
Prandaj me aksionin e suksesshem të policisë ditëve të fundit janë shkatërruar 3 laboratore hashashi në ambientet e brendshme në veri të Mitrovicës.
Këto veprime të Qeverisë i kanë trazuar të gjithë ata të cilët janë të involvuar në këto biznese, regjistri i të cilëve nuk është i vogël prandaj, përmes reagimeve të këtyre llojeve, Serbia edhe opozita po i kualifikojnë se gjoja veriu po “udhëhiqet me metoda policore”, në të vërtetë është shkatërrimi i këtyre rrjeteve ilegale të cilat kanë vepruar për 20 vite lirshëm pa kurrëfar ndërhyrje.
Sipas raportit të policisë për rajonin e veriut, raportohet për 59 makina për mihjen e kriptovalutave të cilat, edhe pse ishin larguar njëherë përsëri janë kthyer në përdorim.
Për armatimin e konfiskuar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit janë dhe raporte zyrtare nga vendi i ngjarjes rreth të cilave vërtetë nuk do të ndalesha sepse opinioni i gjerë i brendshëm dhe ai ndërkombëtar gjërësisht është i informuar.
E kam një përshtypje se, sa më shumë po zbulohen këto dukuri, po zbulohet edhe fytyra gënjeshtare e kriminale e Vuçiqit që, po më duket se në një mënyrë, BE-ja nuk do të dëshironte të ndodhnin këto veprime shumë të suksesshme si askund në Evropë ama, po ua zhveshin Vuçiqin kur ata po duan ta marrin me të mirë. Edhe zbatimi i ligjeve dhe Kushtetutës, disi sikur nuk po u shkon për shtati pasi pushteti është i përkushtuar që ta pastrojë atë “oazë” të këtyre dukurive të rrezikshme për shtetin dhe qytetarin.