Toleranca e demokratëve rezultoi gabim i madh

0
Shkruan Zef Ndreka
Për të analizuar saktë tolerancën e demokratëve ndaj Sali Berishës dhe Foltorës së tij, mjafton të kujtojmë momentet kur DASH-i e shpalli non grat-a dhe Berishës gati sa nuk i ra pika.
Sigurisht që demokratet u ndjenë keq dhe pjesës me të madhe të tyre ju ra si bombë ky njoftim i politikës amerikane. Për disa ditë, demokratët dhe PD-ja u shokuan vërtetë. Dhe jo vetëm PD, por gjithë politika shqiptare.
Edhe pse ishte paralajmëruar me parë Berisha, Metaj, Rama dhe ndoshta Basha, damkosja e liderit afatgjatë të PD-së solli përshtjellime të vrullshme në kampin e opozitës e veçanërisht në PD.
Nga muaj Maj i vitit 2021 deri në Nëntor të atij viti, PD-ja dhe Berisha heshtën. Në lëvizje Berishën e vuri përjashtimi si deputet nga grupi parlamentar i PD-së.
Me këtë përjashtimin, Berishën e zuri paniku, dhe menjëherë pa humbur kohë filloi lëvizjen e fundit të tij me foltorën duke dalur hapur kundër PD-së dhe aleatëve strategjik të Shqipërisë.
Ky ishte momenti i artë i përballjes dhe shkatërrimit përfundimisht të Berishës i cili me lëvizjen e tij kërkonte të përfshinte PD-në në zgjidhjen e problemit të tij personal e familjarë me SHBA-të.
Zgjidhja e Berishës ishte fatale për të. Ai shpenzoi gjithë energjitë, miqesite, nderet e favoret e bëra ndër vite për tu faktorizuar në politikë, edhe pse nga amerikanët ishte shpallur boterisht kufomë politike.
Lëvizja e tij me foltorën nisi brenda normave demokratike, por më kalimin e ditëve e javëve, ai e rriti tonin kundër SHBA-ve, duke menduar se më në fund e ndërtoi kalanë e tij mbrojtëse.
Ndërkohë, nga PD-ja zyrtare, vetëm heshtje.
Foltorja printe përpara, PD-ja ra në gjumë. Kjo situatë është ende e pa spjeguar dhe tërësisht e mjergullt për demokratët që rezistuan, megjithse të mbetur më pas pa kryetarë dhe pa organizuar e drejtuese të plotësuara, per shkak të përjashtimin të tyre, dhe të një pjesë të grupit parlamentarë që ndoqi non grat-ën.
Toleranca e pa kuptuar e PD-së, vënja në gjumë e strukturave të Partisë Demokratike, lënja zonë të lirë Berishës e foltorës rezultoi shumë e gabuar dhe gati asgjësuar për PD-në zyrtare.
Madje, etiketimet, sharje, fyerjet, sulmet dhe anatemimet, gënjeshtrat dhe shpifjet e Berishës, nga ana e PD-së nuk morën asnjë përgjigje.
E kemi analizuar disa herë:
Çfarë borgji i kanë demokratët Berishës?!
Përse duhet ta ndjekin pas në një betejë të humbur përgjitmonë?!
Më pas, tolerancat vazhduan me ardhjen e zgjedhjeve të pushtetit vendor.
PD-ja i kishte 61 kandidatët për të garuar në ato zgjedhje. Por për çudi, me një vendim kryesie apolitike, i detyruan kandidatët të terhiqeshin, madje, demokratët të votoni kandidatët e Foltorës, të Bashkimit për Fitore.
Ky ishte kulmi. As tolerancë nuk mund të quhet. Por vetë-asgjësim.
Per hir të një mundësi bashkimi apo bashkëpunimi, PD-ja ra në 104 mijë vota!
Më pas, hajde duro Berishën dhe Trekëndëshin e Bermudës që diskotojnë për vota për numrin e tyre.
Shënjat janë të dukshme akoma per tolerancë nga PD-ja zyrtare, nga një grup deputetësh dhe nga një pjesë jo e vogël e kryesisë që bëjnë llogari vetëm për fatin e tyre në 2025 dhe aspak për PD-në.
Këto shënja duhen këputur sa nuk është vonë, ndaj zgjedhjet per kryetarë të PD-së duhet të mbahen në datën e caktuar dhe të fillojë menjëherë puna në terren per riorganizimin e partisë, me figura të reja, të pakonsumuara, me njerëz energjikë, të papërtueshëm e të qartë.
Ndryshe, me PD-në zyrtare, shumëkush do të laj duart dhe ta gëzojnë non grat-a me ndjekësit e tij…
All reactions:

Fatmir Arif Amuli, Marçel Lacaj dhe 15 të tjerë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu