Tre shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

0

Gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka bërë të ditur se me shumë gjasa, bëhet fjalë për shok-bomba.

Tutje, ai bëri të ditur se nuk ka të lënduar gjersa theksoi se një veturë e Policisë së Kosovës është dëmtuar.
Lidhur me rastin nuk ka ende të dyshuar.

Ndryshe, që nga hyrja e kryetarëve të komunave në veri në objektet e komunave më 26 maj, tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar nën kundërshtimin e serbëve lokalë.
Tre ditë më vonë, përkatësisht më 29 maj, rreth 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar si shkak i ndërhyrjes së tyre në protesta.

Pak ditë më parë, Policia e Kosovës kreu një arrestim në këtë zonë, atë të Millun Millenkoviç, i njohur ndryshe si “Llune”.
Arrestimi i tij nga Policia e Kosovës vijoi me kindapimin e tre policëve të Kosovës më 16 qershor nga forcat policore serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu