Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

0

Partizani u shpall kampion i Shqipërisë për herë të 17 në historinë e klubit të futbollit. Triumfi u arrit në javën e fundit pas fitores 2 – 0 me Teutën të hënën, duke festuar edhe pse ishte me pikë të barabarta me Tiranën, pasi të kuqtë favorizoheshin nga rezultatet direkte.

Bardhebluve nuk i mjaftoi suksesi 2 – 1 me Erzenin, duke u renditur të dytët. Në fërshëllimën e fundit tifozët Partizanit vërshuan në fushë për të përqafuar lojtarët.

Futbollistët e Partizanit e nisën festën që në dhomat e zheshjes dhe në korridoret e stadiumit, duke lagur me shampanjë trajnerin Giovanni Colella, i cili besoi deri në fund për titullin.

Partizani e kishte fituar trofeun e kampionit në vitin 2019. ‘Të kuqtë’ kështu do të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League, ndërsa Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të luajnë në Conference League.

Në kategorinë e parë zbriti edhe Bylisi, ndërsa Erzeni që u rendit në vendin e tetë do të luajë takimin play off me Korabin se cili do të jetë sezonin e ardhshëm në Superiore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu