Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Prokuroria përqëndron hetimet tek tre persona, të inkriminuarit mbahen nën ‘survejim’

0

Tre persona, që janë pjesë e krimit të organizuar janë vënë në ‘lupën’ e autoriteteve për sulmin ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se ata po mbahen nën survejim, por identitetet e tyre nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve.

Gjithashtu, Prokuroria së fundmi i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të “Europol” në Francë, duke kërkuar ndihmë për ekzaminimin e dy profileve gjenetike, që janë gjendur në gëzhojat e sekuestruara në vendin e krimit. Përgjigjia e ekzaminimeve do të hedhë akoma më shumë dritë mbi personat e përfshirë në ngjarje, ndërsa shkaqet e sulmit nuk dihen ende.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate më 27 mars dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një automjet dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme dhe si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu