Krimi trondit qytetin verior

0

Ngjarjet kriminale janë të shpeshta në Shkodër. Sot rreth orës 12:30 një person , fatmirësisht i identifikuar nga policia, ka plagosur me thikë tre persona në qendër të qytetit, afër Poliklinikës qendrore të qytetit. Autor i krimit është A.H., tashmë i arrestuar nga policia. Duke qenë në qendër të qytetit  dhe në mesditë, qytetarët e shumtë kanë ndërhyrë. Viktimat janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, njëri është në gjendje kritike për jetën. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen. Ajo që dihet është se krimi është potent në Shkodër.

Pak ditë më parë, më 31 mars, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen Perash. Rreth orës 20: 00, në një rrugicë pa ndriçim, dy persona të pa identifikuar ende nga policia, kanë dhunuar fizikisht shtetasin Shkelqim Mulla. Kriminelët, pasi e kanë lënë pa ndjenja në anë të rrugës viktimën, janë larguar me shpejtësi duke u fshehur nëpër rrugica. Policia vazhdon hetimet për identifikimin e dy personave, por sipas informacioneve, është jo e lehtë, pasi ka qenë natën dhe kamera nuk ka aty afër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu