Blinken bisedë telefonike me Lavrov, kërkohet lirimi i gazetarit Evan Gershkovich

0

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka kërkuar lirimin e një gazetari të arrestuar të  Wall Street Journal në një telefonatë të rrallë me homologun e tij rus.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u përgjigj duke thënë se SHBA nuk duhet të përpiqet të “bëjë bujë” ose të politizojë arrestimin. Evan Gershkovich u arrestua të premten me akuzën për spiunazh.

Ministria e Jashtme ruse të dielën konfirmoi se Lavrov dhe  Blinken diskutuan arrestimin e Gershkovich në një telefonatë që u iniciua nga SHBA. Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Blinken përcolli “shqetësimin e madh për ndalimin e papranueshëm të një gazetari  amerikan nga Rusia”.

Lavrov u përgjigj duke përsëritur pretendimet e Rusisë se Gershkovich u kap “në flagrancë duke u përpjekur të merrte informacion të klasifikuar” dhe se çështja e tij do të trajtohet nga gjykatat ruse, thuhet në një deklaratë nga ministria e jashtme ruse.

Lavrov paralajmëroi gjithashtu zyrtarët dhe mediat amerikane që të mos nxisin “histerinë” rreth arrestimit të gazetarit.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu