Luçiano Boçi me banorët në Elbasan: Zgjidhja e problemeve tuaja do të jetë çdo ditë prioriteti ynë !

0

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes  “Kongresi i Elbasanit”. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se ka patur denoncime të shumta nga prindërit për mundesën e kushteve në shkolla, probleme në infrastrukturën rrugore, mosrealizimi i kusteve për tregtarët që ata t’i shesin produktet e tyre në kushtet e duhura higjenike e shumë të tjera. Boçi thekson se sapo opozita të vijë në pushtet të gjitha problemet e tyre do marri nzgjidhje dhe do jenë prioriteti numër një i tyre .

Postimi i plotë:

“Kongresi i Elbasanit”, është një nga lagjet më pranë qendrës dhe vetë godinës së Bashkisë Elbasan, por edhe aty si kudo në qytet ka problematika dhe denoncime të shumta për pushtetin vendor. Me shumë shqetësim dëgjova denoncimet e prindërve për mungesën e ngrohjes në shkollën “Naim Frashëri”, rrugë që përmbyten, tregëtarë që shesin ushqimet jashtë kushteve higjenike apo edhe shkatërrimin total të parkut “Rinia”.

U zotuam për të gjelbëruar të gjitha mjediset para dhe përreth pallateve. Rikonstruksioni i pjesëve të dëmtuara të rrugëve do të jenë çdo ditë prioritet i një ndërmarrjeje Bashkiake të Mirëmbajtjes dhe Gjelbërimit🤝

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu