Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë mbi 400 miliardë dollarë

0

Rindërtimi i ukrainës, do të kushtojë një shumë monetare prej 411 miliardë dollarësh, në 10 vitet e ardhshme.

Ky është raporti i fundit i Bankës Botërore ku theksohet se vetëm për të pastruar vendin nga gjithë rrënojat e lëna pas, do të duhen 5 miliardë dolalrë.

Rreth 135 miliardë dollarë, mendohet se mund të shkojë rindërtimi i banesave të shkatërruara ose dëmtuara, vetëm në aspektin infrastrukturor, pa llogaritur impaktin ekonomik.

Në një raport të ngjashëm të një viti më parë, e kishte vendosur vlerën e rindërtimit në 349 miliardë dollarë. Fakti se tashmë të gjithë aktorët që zhvillojnë raportin, duke përfshirë edhe Komisionin Europian, apo Kombet e Bashkuara, e kanë etiketuar koston si 70 miliardë dollarë më të lartë për gjashtë muajt e fundit, tregon se rritja mesatare është ajo prej 10-12 miliardë dollarësh për çdo muaj.

Referuar shifrave të fundit, raportohen të jenë 2 milionë shtëpi të shkatërruara. Më shumë se një në pesë institucione shëndetësore janë të dëmtuara po ashtu, përfshi edhe 650 ambulanca, të cilat janë shkatërruar ose vjedhur.

Deri më tani janë raportuar 9 mijë e 655 viktima , duke përfshirë 461 fëmijë.

Një ndihmë më emergjente prej 14 miliardësh pritet të jepet vetëm këtë vit, për të mundësuar që të qënrojnë hapur shkollat, për të paguar rrogat e mësuesve dhe punonjësve të tjerë, apo për të shlyer gjithë detyrimet sa u takon pensioneve.

abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu