SPAK po heton Arben Ahmetajn për pastrim, parash, shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Ahmetaj ka fshehur tre vila dhe një apartament në tre komplekset në Rolling Hills në Tiranë, Valamar në Gjirin e Lalzit dhe Green Coast në Palasë. Dyshohet se pasuritë i ka blerë me para korrupsioni.
Në lidhje me pasuritë, SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe bashkëshorten Albina Mançka, e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish Bllok ndërsa vila në Palasë nuk është e saja.
Ajo ka mohuar edhe vilën në Rolling Hills në Tiranë. Nga ana tjetër, bashkëjetuesja e Ahmetajt, Erjola Hoxha, pretendon se ka blerë vetë me kursimet e saj vilën në Gjirin e Lalzit, vilë e cila u kontrollua nga BKH-ja.
Por, e vërteta mund të zbardhet lehtësisht, duke ndjekur paratë. Duke gjetur personin që ka paguar paratë, identifikohet edhe pronari i vilave.
Nga ana tjetër, Arben Ahmetaj, ka edhe një apartament luksoz pranë Liqenit, në fillim të Rrugës së Kosovarëve.
Këtë apartament Ahmetaj e ka në emrin e oligarkut Klod Allajbeu, njeri i koncensionit korruptiv të hemodializës.
Ahmetaj e ka favorizuar Allajbeun kur ishte ministër Ekonomie dhe Financash, me kontrata qiraje, pushtimin e Spitalit Ushtarak etj.






