Zyrtari i Tatimeve ngacmon s.ksualisht kolegen, ajo e refuzon, por e heqin nga puna!

0

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e përndjekjes dhe ngacmimit s.ksuαl të një nëpunëseje në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Një zonjë tregon se prej 18 vitesh ka punuar tek Tatimet dhe 5 vitet e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo thotë se është ngacmuar s.ksuαlisht, përndjekur, shantazhuar, madje dhe dh.unuαr fizikisht nga kolegu i saj i auditimit Mexhit Allushi.

“Prej 18 vitesh jam punonjëse e administratës tatimore. Prej 5 vitesh në administratën qëndrore të Tatimeve, domethënë në Drejtorinë e Përgjithshme Tatimore, në një nga sektorët të ndjeshëm siç është auditi i brendshëm. Më vjen shumë keq që përveç historisë time, të “diskretitohet” dhe emri i këtij institucioni. Para 3 vitesh më ka rastisur të punoj me një nga kolegët e mi që është pak në moshë dhe quhet Mexhit Allushi. Pashë që përveç kësaj, zotëria filloi të kishte dëshira jashtë punës.

Shihja që në mëngjes merrte lulet dhe i vendoste te makina, gjë që më bënte non sens. Bënte muhabete pak të turpshme që nuk mund t’i përmend në këtë intervistë. Gjatë udhëtimeve që bënim, sepse ai ishte shofer, filloi të vinte dorën mbi këmbë. Në atë moment i thashë të lutem. Më fal, tha, se rëshkiti. Pastaj një herë tjetër filloi përsëri. I thashë, të lutem…Filloi të ngacmojë dhe me duar. Një herë tjetër filloi të kapte nga fytyra, nga faqet. Ore ç’a bën? Shiko, unë doja pak të të prekja kështu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu