Yuri Kim një orë në kryeministri, ndërsa në KLP do të zgjidhet kreu i SPAK-ut (VIDEO)

0

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka shkuar sot në kryeminisri. Ambasadorja u filmua pak më parë duke dalë nga ambjentet e selisë së qeverisë, ku qëndroi për rreth një orë, ndërsa nuk bëhen ende të ditura arsyet e takimit.

Ndërkohë në ambjentet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë po mbahet gara e përgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ku kanë paraqitur platformat e tyre tre kandidatët për drejtues të SPAK, Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili.

Nuk dihet nëse ky takim ka lidhje me pëplasjen verbale mes kryeministrisë dhe ambasadës amerikane në Tiranë për pasuesin e Arben Krajës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu