Firmoset vëndimi/ Ushtria serbe do të futet në Kosovë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka shkuar deri në fund çmendurisë së tij për të futur ushtrinë në Kosovë.

Qeveria e Beogradit ka firmosur pak më parë vendimin, ku do t’i kërkojë KFOR që të dërgojë 1000 forca ushtarake në veri të Kosovës. Në mbledhje mori pjesë edhe Vuçiç, i cili tha se nesër kërkesa do të shkojë te forcat e KFOR. Por vetë presidenti serb e ka pranuar se kjo kërkesë nuk ka asnjë shans të miratohet.

Vendimi është marrë unanimisht dhe është respektim i së drejtës publike dhe është i rëndësishëm për mbrojtjen e popullatës dhe për kontrollin e pikave kufitare. Jemi pothuajse të sigurt që nuk do të pranohet, por presim të marrim letrën. Kjo është hera e parë që një qeveri e miraton këtë. Është e rëndësishme që të ketë një kërkesë. Kjo do të kontribuonte për paqen dhe ata e interpretojnë atë si një gisht në sy”, theksoi presidenti. Ai shtoi se Serbia do të bëjë gjithçka për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

I pyetur nëse po e dërgon kërkesën në adresën e duhur, Vuçiç tha se adresa e duhur është komandanti i KFOR-it. “Nuk ka afate, ai nuk mund të përgjigjet negativisht, por nuk mund të miratojë. Ai mund të vonojë përgjigjen. Unë dhe Escobar patëm diskutime të hapura dhe i thashë se nuk është sekret nëse ata marrin një vendim negativ”, tha Vuçiç.

Asnjë anëtar i ekzekutivit nuk ka qenë kundër kësaj kërkese.

Më herët, ambasadori amerikan në Beograd ka deklaruar: ”Serbia ka të drejtë të kërkojë nga KFOR-i kthimin e forcave të sigurisë”. Por emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se ”Kosova ka garanci të forta nga SHBA-ja”. Forcat serbe u larguan nga Kosova në vitin 1999 pas bombardimeve të NATO-s që erdhën si rezultat i gjenocidit serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu