Ish-gjyqtares Mimoza Margjekaj, burgu 4.6 vjet i konvertohet në shërbim prove 3 vjet dhe prapë nuk është e kënaqur

0

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, e akuzuar për korrupsion.

Për ish-gjyqtaren Margjeka gjykata vendosi pezullim te vendimit, duke e konvertuar në 3 vite shërbim prove.

Gjithashtu, gjykata ka dënuar me 4 vite burg edhe bashkëshortin e saj, Arben Cara.  Me nga 3 vite burg janë dënuar, shtetasit e pandehur, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj. Ndërsa me 1.2 vite burg u dënua Nejton Bali.

Sipas SPAK ata i kanë dhënë gjyqtares një shumë prej 6 mijë euro me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, vëllait të Nejton Balit i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për kalim të paligjshëm të kufijve, ndryshim që më pas ndodhi efektivisht nga Apeli i Korçës

Gjithashtu dënimi u pezullua edhe për Nejton Balin, ku vendimi u konvertua në 3 vite shërbim prove

Edhe Skënder Demiraj u konvertua me 3 vite shërbim prove

Burg do vuaj Arben Cara bashkëshorti dhe Kladujo Zhilla. Gjithashtu gjykata vendosi për gjyqtaren edhe heqjen e se drejtës për te punuar në institucione publike për 5 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu