“Dashuria e Grida Dumës me Artan Santon dhe dëshmia e saj në prokurori”/ Mendohet se Grida ka pasur një takim të zgjatur më Tahirin asokohe?!

0

Grida Duma, ose historia e shkëlqimit të “yllit në ngjitje” në oborrin e ri të Partisë Demokratike.

Të gjitha kulisat e një katapultimi politik. Naim Cili, pronari i UET, skenaristi dhe regjisori i gjithë inskenimit. Në sfond, interesa okulte dhe një kredi 18 milion eurosh. Kush e bën krushqinë mes qeverisë dhe Lulzim Bashës, qe Grida Duma të jetë gati për të marrë postin e premtuar në PD.

Grida Duma, u reklamua në media si më e votuara në Këshillin Kombëtar të PD. Tek ky personazh shumë njërëz tek e djathta shohin një intelektuale me nure shumë, simpatike, llafazane dhe që ka autoritet në bisedat publike. Ose ndoshta do të shkonte fjala e gazetarit Blendi Fevziu se “Grida i ka vënë gjoksin opozitës”. Dhe PD sot ka vërtet nevojë për figura që i vendosin gjoksin betejave të ekzistencës politike por edhe ngritjes së shpejtë, pas një humbjeje të dhimbshme.

Por ka disa arsye sesi Grida u bë me e votuara dhe “udheqësja” e pëlqyer. Kuptohet propaganda dhe ekranet kishin peshën kryesore, por më tepër sesa kjo janë disa fakte që na tregojnë sesi u ngrit Grida në opinionin publik. Se pari është UET dhe Henri (Naim) Cili, i cili sponsorizon emisionin “Zonë e lirë”, në TV Klan, ku Grida hodhi hapat e saj më të forta mediatike. Arjan Cani e kishte shpesh të ftuar Griden dhe kulmin e arriti vitin e kaluar, ku në një pseudo debat të parapërgatitur Grida kundërshtonte Cilin për Ramën si njëriun e vitit. Kuptohet gjithcka ishte paguar dhe paguhet si reklamë sa herë Cili con njërëz tek Cani.

Nga ana tjetër ishte emisioni Opinioni Blendi Fevziut ku PD, dhe njerëzit e UET afër Bashës conin Gridën në debate.

Televizioni tjeter News24 e kishte shpesh Gridën ne studio dhe emisione; ajo ishtë thuajse cdo ditë në ekran. Këto dalje të shpeshta vazhduan deri ditën e vr.asjës së bankierit Artan Santo, ku Grida pati një tërheqje nga ekranet dhe u rishfaq vetëm në kuvendin e PD, një javë më parë.

“Shtrati” i Ramës

Paralel me daljet në media një sulm ndaj Gridës filloi edhe kryeministri Edi Rama. Ai në parlament shpesh artikulonte, “Grida, Gridërimi” etj shprehje ku theksohej emri i vajzës që kishtë pushtuar ekranet dhe mediat. Batuta dhe ngacmime ndaj një emri, e cila gjatë qeverisjes së PD, ishte askushi nga pesha politike, se fundi një zv/ministere integrimi, që më shumë mbahet mënd për të tjera histori në atë institucion, përpara se ajo të shkonte vetë.

Dalja në media dhe sulmi nga Rama, ishin dy ar.më të forta për të ngritur figurën e saj në opinionin e djathtë dhe militantët e PD. Kreu i qeverisë kishte përballë dhjetra ish-ministra dhe politikanë karriere, por ai asnjëherë nuk përplasej me ta. Rralle ju hidhte ndonjë batudë dhe më pas hop na dilte Griderimi në cdo frazë. Gjithcka bëhej nga kryeministri Edi Rama ishte e qëllimshme. Godiste Gridën që ajo të ngrihej sa më lart brenda PD-së. Pra ti krijonte një shtrat sa më të qetë në lumin e turbulluar të opozitës.

Cili, UET dhe Rama

Që pagesën mediatike e bëntë Cili dhe UET, kjo dihet dhe këtu nuk ka asgjë të keqe se një universitet kërkon të ngrejë një figurë në politikë. Por kur I hapen petët byrekut, atehere shohim dhe brumin e gatuar. Përvec pagesës mediatike Cili është personi që ka folur më Ramën për sulmin ndaj Gridës dhe nyja lidhëse ka qenë Endri Fuga. Cili se bashku me Endri Fugën përgatitën pseudo reformën në arsim. Një lëvizje që la në rrugë mijëra studente dhe që pasuron Cilin. Ishte ky i fundit që kreu pagesat e këshilltarëve të huaj njësoj si pagesat për daljen e Gridës në media. Në fakt Fuga kishte detyrime ndaj Cilit për shkak se babai i tij në UET mban 3 detyra dhe paguhet me mijëra euro, por më shumë se kaq Ramës I duhej një njëri lehtësisht I goditshëm në opozitë. Për më tëpër Rama ka dhe një lidhje tjetër, apo detyrim që e conte tek qoka ndaj Gridës, që do e përmendim më poshtë.

Santo, Cili dhe Rama në shërbim të Gridës

Bankieri i ndjere Artan Santo i ka dhenë një kredi prej rreth 18 milion euro Cilit dhe UET, dhe dihet që shpesh Santo drekonte apo rrinte me ore te zgjatura në këtë universitet. Dhe burimi i parave të financimit të Grides është kredia e marë në Banken Credins nga Cili dhe UET. Edhe vetë Rama, ka qenë një mik i afërt më Santon dhe askush nuk mund ta mojohë faktin se jo vetëm Cili por edhe Santo mund ti ketë kërkuar Ramës të bëjë një lojë politike që Grida të ngrihet politikisht. Pra “shtratin politik” të Gridës, nuk e kemi nga asgje tjetër vecse nga financimet që vinin nëpërmjet kredisë të Santos dhe sulmit politik nga Edi Rama. Të dyja këto janë tashmë te njohura dhe nuk i mohon as vetë Grida dhe jo më Cili.

Njohja, lidhja apo mbeshtetja e Artan Santos ndaj Gridës vërtetohet edhe me faktin se Grida Duma është personi i pyetur nga prokuroria për vr.asjen e bankerit të ndjerë. Në rast se nuk do te kishte asnjë njohje apo lidhje mes tyre, nuk do kishte asnjë arsye pse prokuroria të thëriste Gridën dhe ta merte në pyetje. Këtu të mos harrojmë edhe faktin që numri i Gridës është gjetur tek thirrjet e bankierit. Pra njohja ekziston dhe shumë prej të njohurve të tyre deklarojnë se ishin vërtet shumë miq.

Më tej ka dhe disa fakte të tjera interesante, për miqësinë e tyre. Pas vr.asjes së bankierit Santo, Grida Duma kërkon takim me kryeministrin Edi Rama. Kuptohet me këshillën e Cilit. Rama nuk e pret Gridën por e con tek Niko Peleshi I cili ka pasur një takim me zonjën e cila ishte e trembur dhe e frikësuar pas vr.asjes së Santos.

Por ka edhe një takim tjetër të përfolur të Gridës, me një nga ministrat dhe njerzit më besnikë të Edi Ramës. Është fjala për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Medohet se Grida Duma, ka pasur një takim të zgjatur më Tahirin, pas vr.asjës së bankierit Artan Santo. Përse gjithë këto takime, thirrje në prokurori të kësaj zonjë pas vr.asjes së bankierit? Dikush do thoshtë rastësi. Por në prokurori është thirrur dhe është pyetur për vr.asjen në fjalë, as Ministri i Brendshëm dhe as miqtë e saj më të ngushte nuk e mohojnë dot, se ajo ka qenë në takime dhe prokurori pikërisht për këtë ngjarjë. Dhe në dijeni për këto takime janë shumë përsona publikë ose jo.

Cila ka qenë lidhja e Grida Dumës më bankierin e ndjerë Artan Santo? Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi tashmë e rendësishme është zbardhja e vr.asjes dhe jo procesi “Grida në politikë”, e cila tashmë ka përfituar atë që donte.

Credins financoi UET, UET mediat, Cili dhe Santo nderhyjnë tek Rama për sulmet politike, dhe ne fund kemi gati një produkt shumë të votuar në Këshillin Kombëtar që shumë shpejt do jetë një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike.

Në fakt Grida dhe UET ja arritën qëllimit ta conin atje ku donin, por prokuroria nuk duhet të thërrasë vetëm Grida Dumën, për vr.asjen e bankierit Artan Santo, por edhe shumë persona të tjerë. Stafin kryesor të UET, dhe në mënyrë të vecantë Henri Cilin, pasi aferat dhe punët e tij me Santon, kredia, fshati Xixa, sponsorizimet për Gridën, pjesmarrja e Santos në takimet e UET, janë fakte që të cojnë tek dëshmia e Henri Cilit mbi ngjarjen.

Faktet e mësipërme në lidhje me ngritjen e rrufeshme në politikë të Gridës shkojnë paralel me punët dhe pazaret e tjera të Cilit me bankierin Santo. Gjithcka e vërteton së tepërmi edhe fotoja e shkrimit, por nuk është e vetmja që disponojmë. Në foto ndodhet bordi drejtues i UET, ku pasi kanë ngrënë vaktin dhe kanë pirë verë, po shijojnë sorbeton e fundit. Prania e bankierit të ndjerë Artan Santo në krah të Gridës, në një dreke pune, të krereve kryesorë të UET, flet jo pak për gjithcka renditëm më sipër për Gridën, Cilin dhe UET. Në lidhje më të ndjerin Santo, financimin e tij ndaj universitetit të sipërpërmendur dhe karrierën e ndritur që dha rezultat të plotë në kuvendin e PD mund të themi se ai ishte investitori që Grida Duma, të ngrihej në politikë dhe më pas të ishte njeriu që do merrte bashkinë e Tiranës apo kandidatja zyrtare e opozitës.

Por tashmë bankieri Artan Santo është ndarë nga kjo jetë, Grida ngrihet lart e më lart, ajo dhe UET sigurojnë përqindje të lartë përfaqësimi në drejtimin e opozitës. UET dhe Cili megjithse ditën kërkojnë pushtet tek opozita, natën kërkojnë “shtratin” e qeverisë dhe kryeministrit Rama, kjo e fundit u vërtetua më reformën në arsim.

Gjithsesi opozitës dhe kreut të saj do i duhet dhe pak kohë të kuptojë gjithcka thamë më sipër. Por kjo nuk e shërron sot as vetë opozitën, nga viroza Grida dhe sëmundja e pashërueshme UET. botasot.info /

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu