“Përgjimi, është një kopje, nuk është prishur. Ekziston përgjimi. Para se të fshihej dikush e ka regjistruar. E vëmë bast? Është bërë një kopje.
Para se të ekzekutohen përgjimet, mund të bëhet kopje.
Unë e di nga burime të brendshme që një kopje është bërë”, deklaroi Çani.
Kujtojmë se përgjimi i Ballës u asgjësua me vendim gjykate, pasi prokurorët kishin deklaruar se ai ishte përgjuar gabimisht.