Zelensky deklaron se sulmet masive ruse synojnë rrjetin energjetik të Ukrainës

0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia ka nisur një sulm të ri masiv që synon rrjetin energjetik të Ukrainës.

Ai shtoi se sulmet ishin në një shkallë shumë të gjerë, duke goditur rajone në perëndim, qendër, jug dhe lindje të Ukrainës, shkruan BBC.

Megjithatë, Zelensky bëri të ditur se energjia ishte rivendosur në shumë zona ku ishte ndërprerë.

Sipas tij, pjesa më e madhe  e raketave dhe dronëve rusë po rrëzohen dhe sulme të tilla nuk do të ndalonin përparimin ushtarak ukrainas.

“Sigurisht, ne nuk kemi ende aftësinë teknike për të rrëzuar 100% të raketave ruse dhe të sulmojmë dronët. Do të arrijmë gradualisht në këtë – me ndihmën e partnerëve tanë, unë jam i sigurt për këtë”, theksoi udhëheqësi ukrainas.

Pothuajse një e treta e termocentraleve të Ukrainës dhe objekteve të tjera gjeneruese të energjisë thuhet se janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore që nga e hëna e javës së kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu