Mafia Vëllezërit Hysa dhe Elvis Roshi vodhën 4 milionë euro me kanalin në Qerret, përroi duhej të kthehej në i lundrueshëm, por ja si u katandis. A do nisë SPAK arrestimet?

0

Praskena sjell sot historinë e një prej vjedhjeve më flagrante dhe të paskrupullta gjatë dekadës së fundit. Bëhet fjalë për projektin gjoja për kthimin në kanal të lundrueshëm të përroit të Leshniqes në Qerret të Kavajës, një investim fantazmë me vlerë rreth 4 milionë euro.

Investimi u trumbetua në vitin 2016 si fytyra e Shqipërisë së shekullit të XXI, si tranformim i Kavajës, si projekti që do lidhte qytetin me bregdetin, qendër e turizmit elitar etj. Në prezantimin e projektit përmendej edhe fakti historik, siç është mbledhja e Jul Çezarit, Mark Antonit etj., për ndarë fatet e botës.

Protagonist i vjedhjes së fondeve publike me anë të mashtrimit me zbatimin e projektin që mbeti vetëm në letër dhe 3D, janë ish kryetari i Bashkisë së Kavajës me 5 emra, Elvis Roshi, Ervin Roshi, Bashkim Hallulli, Enver Roshi dhe Enver Proshi, emra të cilët i përdorte nëpër Evropë për të kryer aktivitet kriminal.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, një nga strukturat elitare të korrupsionit në Shqipëri, si kur drejtohej nga Benet Beci, ashtu edhe nga Dritan Agolli.

Roshi dhe FSHZH nuk i kanë vjedhur paratë e projektit vetëm, por në bashkëpunim me Kujtim, Besnik dhe Flutura Hysa, bashkëpronar të kompanisë Vëllezërit Hysa, me nipt K12911201C.

Kompania mafioze Vëllezërit Hysa, me disa dosje në SPAK, mori paratë dhe degjeneroi kanalin, të cilin duhet ta kthente në atraksion turistik. Themi kompani mafioze dhe vëllazëria e vjedhjes pasi Vëllezërit Hysa kanë mashtruar edhe me zbatimin e projekteve të tjera, ndërsa i kanë shpëtuar deri më sot ndëshkimit duke blerë drejtësinë dhe falë lidhjeve politike.

Atraksionin turistik të trumbetuar në projekt e tregojnë sot këto foto, të cilat nuk lënë shumë vend për fjalë. Ujëra të zeza, një varkë e ndryshkur, mbeturina, rrugë të shkatërruara në të dy anët e kanalit, trotuare të katandisura, pra një pamje e degraduar dhe skandaloze, ndërkohë që paratë janë përlarë.

Nuk është vetëm korrupsion, por edhe fyerje për banorët e zonës që paguajnë taksa, është tallje me ta, pafytyrësi dhe goditje ndaj turizmit në atë zonë.

Këto pamje janë fytyra e korrupsionit të Elvis Roshit me Vëllezërit Hysa. Prokuroria e Kavajës nisi hetimet për këtë skandal, por me sa duket, Roshi dhe Vëllezërit Hysa, me paratë e vjedhura, blenë edhe prokurorin, pasi asnjë dosje nuk shkoi në gjykatë.

Afera flagrante me kanalin e Leshniqes në Qerret janë një provë e fortë korrupsioni për SPAK, për të marrë në përgjegjësi penale Besnik Hysën dhe grupin në Bashkinë e Kavajës që ka mbikqyrur dhe certifikuar zbatimin e projektit.

Mjafton vetëm ballafaqimi i kalimit të parave në llogarinë e Vëllezërve Hysa, projektit që duhej zbatuar dhe gjendjen e kanalit pas përfundimit të punimeve.
(Nëse hetimet nuk do të nisin kryesisht, duke përfshirë jo vetëm vjedhjen, por edhe prokurorin që ka mbyllur dosjen, Prapaskena do të përgatisë një kallëzim penal për Vëllezërit Hysa, kupolën e Bashkisë Kavajë dhe ish kreu e FSHZH Benet Becin).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu