Protesta e PD-së, ambasada amerikane thirrje qytetarëve: Shmangni tubimet, situata mund të ndryshoj shpejt

0

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka dalë  në një njoftim për mediat, lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 19:00.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha pasi disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Më tej thuhet se protesta të tilla kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Njoftimi i plotë:

Ditën e enjte, datë 07.07.2022, me fillim në orën 19:00, është planifikuar të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë në Blvd Deshmoret e Kombit. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu