Sali Berisha me 10 mijë malokë, nuk rrëzon dot kryeministrin Edi Rama

0

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano ka komentuar lidhur me pro.tes.tën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik ,për të cilin u shpreh se do të jetë një pro.tes.të normale berishiane.

Sa i përket premtimit të Beishës se do të rrë.zojë qeve.rinë Rámà me pro.tes.ta, Nano tha se ai premtime të tilla i bën çdoherë para pro.tes.tave, por sipas tij rrëzimi nuk vjen prej tyre por nga vota:

“Berisha këtë premtim e ka dhënë para çdo pro.teste dhe s’ka pse të merret seriozisht, e ka thënë gjithmonë dhe qeveritë në demokraci rrë.zohen me vota nëpërmjet mjetit që ato vijnë, kjo mund të ndodhte vetëm nëse del në dritë ndonjë skandal që do mobilizonte 300 mijë njerëz nëpër Tiranë.

Në rrethanat konkrete kemi një pro.tes.të e niveleve normale te 10 mijë vetë që janë berishianë, është një pro.tes.të berishiane që ne e dimë që janë pakicë në këtë vend dhe jo e qytetarëve.

Pro.tes.ta do të jetë e madhe, por nuk do të thotë asgjë, problemi do të mbetet aty sepse në krye të opozitës është një person që nuk takon dot asnjë ambasador të Perëndimit.

Partia është e ndërgjegjshme për këtë fakt, por nuk ka çfarë të bëj sepse ajo parti është e Berishës“, tha ai.

Më tej Nano theksio se me rëndësi mbetet vendimi i gjykatës së apelit e cila do të ndajë përfundimisht se kujt i përket Partia Demokratike.

“Është një gjë e rëndësishme, vendimi i gjykatës së apelit i cili do të ndajë se kujt i përket PD zyrtare, nuk është se do ketë një rëndësi të madhe sepse pesha e Berishës do të mbesë aty.

Shoh që shumë shpejt në zgjedhjet e ardhshme ata mund të fitojnë 1 deri ne 2 bashki dhe pjesën tjetër e merr Rama sepse e shoh PD ende të përçarë.

PD është e përçarë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe e dinë që me Berishën nuk kanë ku të shkojnë dhe s’kanë të ardhme, por Berisha edhe sikur të mos fitojë do të mbetet aty sepse s’ka kush ta heqë, sepse e ka partinë e vetë“, u shpreh Nano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu