Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka kujtuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale 2 korrikun e vitit 1990 kur shqiptarët u dyndën në dyert e ambasadave të huaja.
Teksa kujton këtë ngjarje që ka mbetur në historinë e Shqipërisë, Spahiu pyet se çfarë do të ndodhte sot nëse hapet Ambasada Amerikane.
“32 vjet nga hyrja në ambasada: 2 Korrik 1990
Çfarë ndodh sot nëse hapet ambasada amerikane?”, shkruan Spahiu teksa përgjigjet e qytetarëve janë se të gjithë dol mundoheshin të largoheshin nga Shqipëria.