Sali Berisha: Më bënë oferta e kërcënime për të më hequr ‘non-grat-ën’

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, tregon se ka pasur oferta për të lobuar në favor të heqjes ‘non-grat-a’, por i ka refuzuar në mënyrë kategorike.

Po ashtu, Berisha është shprehur se ka pasur edhe kërcënime në lidhje me këtë drejtim, por i ka hedhur poshtë me neveri.

Ish-lideri i PD-se u shpreh se foltorja e ka penguar ne punet e tij, pasi ka pasur ndërmend të shkruajë vellime dhe të bëjë beteja për të mbrojtur dinjitetin e tij.

“Oferta të shumëllojta ndaj meje. Oferta për të hequr këtë dokument lobimi. Jo kam refuzuar. Oferta për të lehtësuar familjarët. Kërcënime nga më të turpshme të dokumentuara i kam hedhur poshtë. E dëgjuat atë që thotë për fëmijët. Kur flet ai gabimi më i madh që bën është të besosh atë që thotë. Jo vetëm ai. Dhe të tjerë. Por ky veccanërisht. Nëse keni dëgjuar një zëdhënësin e tij, thoshte se para kuvendin Basha do nxjerrë dy gjëra të tmerrshme. Unë nuk kam asnjë lloj lëkundje ska lidhje fare kjo me non-gratën time. Përkundrazi më ka penguar në punën time. Kjo lëvizja që kam marrë, sepse i përkushtohem nga mëngjesi në darkë. Isha bërë bërë gati dhe po shkruaja dhe do shkruaja  dokumenta dhe do bëja atë betejë që më takonte për dinjitetin tim. Unë jam përgjegjës për veten time. Për fëmijët e mi, miqtë e mi, për shqiptarët që kanë votuar Sali Berishën më shumë se këdo tjetër. Jam aq i motivuar për këtë beteje sa nuk kam zhvilluar ndonjëherë ndonjë betejë”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu