Lajm i keq/ Ndërron jetë parakohe poeti i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

0

Një lajm i trishtë ka ardhur sot për botën e letrave në vendin tonë. Është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare poeti i njohur, Arben Duka, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e hidhur e jep kreu i UGSH Aleksandër Çipa.

“Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm”, shkruan ai.

Lajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta poeti i njohur shqiptar

Lajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta poeti i njohur shqiptarKush ishte Arben Duka

Poeti Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ai ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë.

Është bashkautor në rreth tre mijë këngë duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra vargjeve humoristike dhe satirike në shumë të përditshme dhe periodike. Duka është autor i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit.

Për veprimtatinë e tij ai është nderuar me çmimet “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i veteranëve të luftës”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu